Transmetuar më 23-04-2018, 09:13

Pas zjarrit që shkrumboi fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë paraditen e së dielës, mëngjesin e sotëm janë riaktivizuar disa vatra të reja zjarri.

Por fatmirësisht ndërhyrja e punonjësve dhe shërbimit zjarrfikës, ka bërë që situata të vihet nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se zjarri i ditës së djeshme, ka rënë në momentin kur në fabrikë nuk kishte nisur ende puna dhe se punëtorët ishin jashtë saj.

Për orë të tëra gjatë së dielës, pjesa më e madhe e Tiranës u mbulua nga një re e madhe tymi, për shkak të djegieve të materialeve të plastikës kryesisht.

Për shkak të përmasave të mëdha, zjarri rrezikoi edhe bizneset dhe banesat përreth.

Sakaq flakët u përhapën edhe në shtyllat e energjisë elektrike, çka çoi në djegien e linjës që lidh Unazën e Re me zonën e Mëzezit. /a.y/noa.al

“Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e mijëra qytetarëve”, alarmi pas djegies së fabrikës së riciklimit

Pas flakëve të mëdha në fabrikën në Kashar, reja e zezë e tymit “mbulon” Tiranën

Zjarri në fabrikën e riciklimit në Kashar, OSHEE: Digjet një pjesë e linjës

Zjarri në Kashar, Veliaj: Shërbimet e qytetit në betejë me flakët, evitoni kalimin në këtë zonë

Zjarri i madh në fabrikën e riciklimi në Kashar, magazina është djegur dhe dy herë të tjera

Tiranë, përfshihet nga zjarri i madh një fabrikë riciklimi mbetjesh