Transmetuar më 22-04-2018, 10:22

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, në Kashar, ku në një magazinë ka rënë zjarr. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit./b.l/noa.al/