Transmetuar më 22-04-2018, 15:08

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë duke e shkrumbuar totalisht atë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati dëme në njerëz.

Por përmasat e zjarrit ishin aq të mëdha sa një pjesë e mirë e Tiranës u mbulua nga shtëllungat e tymit.

Lidhur me situatën e krijuar nga zjarri, ish-kryeministri Sali Berisha jep alarmin se reja e tymit sjell rrezik të madh për qytetarët.

Ai kritikon ashpër qeverinë dhe bashkinë që sipas tij nuk kryen evakuimin e banorëve të zonës.

 “Rrezikohet nga gazra helmuese jeta e dhjetra mijëra qytetarëve! Të dashur miq, re të zeza gjigande tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojnë Tiranën nga djegia e fabrikës së madhe të plastikës në Kashar! Helmet e djegies së lëndeve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrezikshme, toksike dhe kancerogjene! Bashkia dhe qeveria asnjë masë, asnjë evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetarët e Kasharit dhe Tiranës në mëshire të fatit! Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook./a.m./noa.al/