Transmetuar më 20-04-2018, 15:07

Gjykata e Apelit Shkodër ka shpallur vendimin për 11 të pandehurit të arrestuar pas protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Ndaj katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërsa “arrest me burg” u vendos për katër të pandehurit e tjerë, Elton Cenku, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi dhe Vasil Laci.

Sakaq gjykata ka dhënë “detyrim paraqitje” për Shaban Selmanin, Shemsi Trotën, Ervis Orucin dhe Abdi Hazirin, ndërsa është shuar masa e sigurisë për Shpëtim Totën, Xhevahir Herenin dhe Edmond Matmujën.

Deputetët demokratë që ndoqën nga afër seancën, deklaruan se do e ndjekin deri në fund rastin e të arrestuarve, deri në lirimin e të gjithëve.

Por e gjithë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, u shoqërua me grumbullim protestuesish dhe deputetësh demokratë.

Protestuesit thirrën në kor, “lironi vllezërit tanë”, si dhe hodhën edhe tymuese. /a.y/noa.al

Gjyqi në Shkodër, 11 kuksianët e arrestuar përshëndesin me pranga në duar

Gjyqi për protestuesit kuksianë, gjykata e rrethuar nga policë dhe qytetarë

Vendimi për 11 kuksianët, protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër, hedhin tymuese

Vlonjatët protestë: Lironi kuksianët e arrestuar