Transmetuar më 20-04-2018, 12:59

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa ndodhet brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku po shqyrtohet masa e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar për taksën e Rrugët së Kombit, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga deputeti demokrat, shihen 11 të arrestuarit me pranga në duart, ndërsa deputeti i cilëson bijë nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë. Ai u kërkon të burgosurve që të ngrejnë duart lart, ndërsa ata i binden duke buzëqeshur.

“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”, shkruan Salianjo në “Facebook”.

Kujtojmë se sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruci, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laci, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Trexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe “arrest shtëpie” për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën./b.l/noa.al/