Transmetuar më 20-04-2018, 10:48

Forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit ditën e sotme në pritje të dhënies së vendimit për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në Rrugën e Kombit.

Sipas raportimeve nga Shkodra janë 150 efektivë policie që ndodhen pranë Gjykatës ku përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar një tubim.

Ndërkohë ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve dhe disa deputetë të Partisë Demokratike pranë Gjykatës së Apelit.

Në Shkodër kanë mbërritur deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku, por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese. “Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar./b./l/noa.al/