Transmetuar më 20-04-2018, 12:12

Ndërsa Gjykata e Apelit të Shkodrës po shqyrton sot masën e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg, edhe qytetarët e Vlorës, kanë dalë në protestë.

Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve duke thënë se “Edi Rama po na lë pa bukë! Poshtë Edi Rama!”

Në pritje të vendimit, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit në Shkodër janë mbledhur protestues dhe disa deputetë të Partisë Demokratike, në mbështetje të të arrestuarve.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vëllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese. “Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë. /a.y/noa.al