Transmetuar më 20-04-2018, 11:09

Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masën e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg. Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ka nisur gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre janë nën masën arrest me burg, ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

Nga ana tjetër në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Apelit në Shkodër ka nisur grumbullimi i protestuesve. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese. “Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

Kujtojmë se sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruci, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laci, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Trexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe “arrest shtëpie” për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën./b.l/noa.al