Transmetuar më 23-03-2018, 12:34

Identifikohet personi i cili u ekzekutua me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pas një tentative grabitje, ku nga shkëmbimi i të shtënave me policinë, një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Viktima është Xhuljan Sollaku 20 vjeç, nga Katund i Ri, Elbasan, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Ai humbi jetën pasi qëlloi drejt uniformave blu, të cilat u kundërpërgjigjën duke e lënë të vdekur në vend.

Krahas të riut nga Elbasani, u plagos edhe bashkëpunëtori i tij Arben Muça 37 vjeç, teksa dy persona të tjerë mundën të arratisen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të premteje, ku katër persona tentuan të vjedhin banesën e Minella dhe Elsa Muçës, në lagjen “29 Nëntori” Fier, duke thyer drynin e derës.

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm çifti Muça, të cilët pasi pikasën hajdutët dhe lajmëruan policinë. E njoftuar nga telefonata, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u përball me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Për kapjen e të dyshuarve janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. /a.y/noa.al  Përplasja me armë polici-grabitës në Fier, pamjet kur ekzekutohet viktima

Policia e Fierit, ekzekuton një të dyshuar dhe plagos një të dytë. Gruaja tregon tmerrin

Tentativa e grabitjes me një të vrarë në Fier, kush është i plagosuri

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier, kush është familja që u tentua të grabitet

Tentativa e grabitjes përfundon në përplasje me armë, vritet një nga të dyshuarit, plagoset tjetri