Transmetuar më 16-01-2018, 13:23
Publicitet

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, dënojnë vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç në Kosovë.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviç; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama në Facebook.

Nga ana e tij Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, “proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”.

Sakaq delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot në Bruksel me Kosovën. Ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së.

Ivanoviç, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai u ekzekutua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al

Thaçi reagon për vrasjen e Ivanoviç: Të zbardhet sa më shpejtë

Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë, qeveria serbe ndërpret bisedimet me Kosovën

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur

Ekzekutohet me armë zjarri politikani serb në Kosovë