Transmetuar më 16-01-2018, 11:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri e vendit, Oliver Ivanoviç.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, shprehet Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

Politikani serb Ivanoviç, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai u qëllua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Oliver Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al

Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë, qeveria serbe ndërpret bisedimet me Kosovën

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur

Ekzekutohet me armë zjarri politikani serb në Kosovë