Transmetuar më 16-01-2018, 10:06

Pak pas ekzekutimit të politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç policia ka gjetur një makinë të djegur.

Bëhet fjalë për një automjet “Opel Astra” i cili dyshohet se është përdorur nga atentatorët ndaj 64-vjeçarit.

Automjeti u gjet në “Lagjen e doktorëve” në zonën veriore të Mitrovicës.

Ivanoviç, i cili njihej si lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai është qëlluar me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al

Ekzekutohet me armë zjarri politikani serb në Kosovë