Transmetuar më 16-01-2018, 11:38

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç në veri të Mitrovicës, ka trazuar sërish ujërat mes Serbisë dhe Kosovës.

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot në Bruksel me Kosovën.

Bëhet e ditur se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thirrur në mesditë në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë së Serbisë.

Ivanoviç, i cili njihej si lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai u qëllua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /a.y/noa.al

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur

Ekzekutohet me armë zjarri politikani serb në Kosovë