Transmetuar më 16-01-2018, 09:51
Publicitet

Ekzekutohet me armë zjarri, politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Viktima i cili njihej si lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai është qëlluar me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe inxhinierike mekanike në Mitrovicë.

Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë dhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ivanoviç ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në fabrikën e pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicën veriore.

Ai ka shërbyer si zëvendës drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikl” nga Gllogovci deri në 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviç u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të tij për veriun e Kosovës.

Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ivanoviç ishte instruktor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i karatesë. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”. I ndjeri ishte i martuar dhe babai i tre djemve. /a.y/noa.al

Loading...