Transmetuar më 26-07-2017, 11:58

Vihen në pranga autorët e dyshuar të krimit me një të vdekur dhe tre të plagosur në Borsh të Sarandës, ku mbeti i vrarë Premtim Bego 31 vjeç.

Si rezultat i operacionit të kryer mëngjesin e sotëm, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e Begos, pasi më herët u arrestua një tjetër.

Operacioni në pyllin e fshatit Kudhës u krye, pak orë pas krimit të natës së lënë pas, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh.

Të arrestuarit janë Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh, Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë dhe Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Aktualisht policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku paraprakisht mendohet se të dyshuarit i kishin bërë pritë viktimës dhe shokëve të tij.

Mësohet se në operacion për kapjen e të dyshuarve u përfshinë 30 forca policore dhe më konkretisht dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria e Policisë Vlorë. /a.y/noa.al

Sherri me një viktimë dhe tre te plagosur në Borsh, i dëmtuari tregon çfarë ndodhi

Vrasja në Borsh pas sherrit mes të rinjve, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Ky është personi që u vra pas sherrit në Borsh

Sherr i përgjakshëm në Borsh, një i vdekur dhe tre të plagosur