Transmetuar më 26-07-2017, 09:57

Dalin detaje të reja lidhur me sherrin e përgjakshëm që përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur, në zonën e Borshit në Sarandë.

Redenil Ormenaj, një prej të plagosurve në sherrin e ndodhur natën mes të martës dhe të mërkurës në rrugën e plazhit në Borsh, ka treguar si ndodhu ngjarja ku humbi jetën shoku i tij Premtim Bega.

Ai ka treguar për policinë se ishin katër persona që e goditën me kaçavidë.

“Ishin të përgatitur, na zunë në befasi. Pashë shokët në konflikt dhe shkova t’i ndaja. Nuk e kuptova konfliktin midis tyre. Ishte një grup nga Vlora. Në makinë me mua ishin disa shokë, që nuk kishin lidhje me sherrin. Premtimi ishte atje, ne vajtëm më vonë”, ka thënë i riu.

Nga ana e policisë pak pas ngjarjes është arrestuar si i dyshuar R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar N.H., 20 vjeç dhe Xh.M.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim, ndërkohë që paraprakisht bëhet me dije se të dyshuarit i kishin bërë pritë viktimës dhe të plagosurve. /a.y/noa.al