Transmetuar më 26-07-2017, 07:50

Një sherr masiv i ndodhur gjatë natës, ka bërë që një person të mbetet i vdekur dhe tre të tjerë të plagosen.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 02.00 të natës, ende pa zbardhur e mërkura në Borsh të Sarandës.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë rreth shtatë persona, ku si pasojë e goditjeve me thikë dhe kaçavidë ka gjetur vdekjen 31-vjeçari Premtim Bega.

Ndërkohë krahas tij tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al