Transmetuar më 26-07-2017, 08:42

Personi që shikoni në fotografi, është i riu që humbi jetën pas një sherri me thika e kaçavida në Borsh të Sarandës.

31-vjeçari Premtim Bega, banor i Borshit, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra prej goditjeve, pas një sherri mes një grupi të rinjsh.

Gjithçka ndodhi rreth orës 02.00 të natës, ende pa zbardhur e mërkura në rrethana ende të paqarta.

Paraprakisht bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë rreth shtatë persona, ku si pasojë e goditjeve me thikë dhe kaçavidë ka gjetur vdekjen 31-vjeçari Bega.

Edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pritet reagimi zyrtar i policisë mbi sherrin e përgjakshëm që përfundoi me një të vdekur. /a.y/noa.al