Transmetuar më 24-07-2017, 10:24

“Armën ma bleu vetë Ervini. Shkova në Dajt dhe bëra qitje. Më pagoi që ta ruaja Mishelin dhe më tha se do m’i jepte paratë në dy pjesë”!  Kështu ka rrëfyer në hetimet paraprake personi që u arrestua si atentatori i një djali që njihej ndër të tjera edhe si aktor. Janë edhe katër të tjerë të arrestuar për këtë ngjarje ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur nga një konflikt i hapur në vitin 2010 mes tij dhe të plagosurit të katër ditëve më parë kur ishin të vetëpunësuar në shpërndarjen e kokainës dhe të heroinës në Tiranë. Sipas të dhënave hetimore mësohet se gjithçka që ka ndodhur mes Ervin Zallumit dhe Mishel Prelës/Manoku ka qenë thjesht prishje pazaresh, ndërsa asokohe Misheli e plagosi me thika Ervinin dhe ky i fundit shpëtoi mrekullisht. Tashmë Miklar Tola, i cili është vënë në pranga bashkë më vëllanë e tij më të vogël se vetja dhe tre persona të tjerë ka dalë dje para gjykate dhe është njohur me masën e sigurisë por pa kundërshtuar për asgjë akuzën dhe as gjykatën!

Për më shumë së një muaj Miklar Tola dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e Mishel Prelës, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni.

32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentativë, u soll para gjykatës si njëri nga pesë të dyshuarit e vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura ndoqi në heshtje masën e vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg. Por më i rëndësishmi përveç porositësit shikohet 34-vjeçari, Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes ka pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin. Miklar Tola ka rrëfyer se Shkëlzeni i kishte kërkuar të raportonte  itinerarin e Mishelit, punë për të cilën do të paguhej në mbyllje të porosisë.

Rrëfimi sipas prokurorisë

“Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja e takova rastësisht Shkëlzenin dhe rastësisht aty kaloi edhe Misheli. Shkëlzeni doli nga makina ime dhe e qëlloi”, ka thënë gjatë hetimeve paraprake Miklari. Emri i njeriut që e donte të vdekur Mishelin u tregua nga Shkëlzen Buci, i cili siç thonë burimet, është shprehur madje se armën ja kishte blerë porositësi Ervin Zallumi dhe më pas kishte shkuar për qitje në Dajt. Por biznesmeni e mohon të ketë njohje me të rinjtë, megjithëse pozita e tij vështirësohet nga një regjistrim të kryer nga i punësuari Shkëlzen Buci, shkruan ‘Shekulli’. Djali nga Peshkopia i tha hetuesve se Ervini i kërkoi të kryente vrasjen, ndërkohë që në takimin e dytë e incizoi teksa ai i premton se pagesën do t`ia jepte në dy këste, njëherë 50 mijë euro dhe në fund 30 mijë të tjera.

“E regjistrova se mos më dilte fjalë- ka treguar Shkëlzen Buci, dhe pasi qëllova ndaj Mishelit e mora në telefon punëdhënësin, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte”. Për këtë deklaratë i dyshuari i ka treguar hetuesve edhe materialin e regjistruar. Vrasja e Mishel Prelës, sipas policisë ishte porositur nga biznesmeni për të marrë hak, pasi shënjestra, 7 vjet më parë, kishte tentuar ta vriste për motive që nuk bëhen të ditura.

Hetimet

Ervin Zallumi, i arrestuar si porositës i vrasjes me pagesë të Mishel Prelës, është plagosur nga ky i fundit me 24 gusht të vitit 2010, pas një konflikti për çështje që lidhen me shitjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet. Ky është motivi për të cilin, Prela plagosi 7 vite më parë Zallumin. Sipas policisë personat ishin përfshirë në shitjen e shpërndarjen e heroinës e kokainës në Tiranë. Por mes tyre ka pasur edhe një konflikt në lidhje me një sasi droge të shitur për të cilën nuk janë paguar paratë. Për këtë shkak me 24 gusht të vitit 2010, Prela ka ndjekur nga pas Zallumin në rrugën “Sitki Çiço”, ku edhe banonte i plagosuri. Aty ai e ka goditur disa herë me thikë. Zallumi i ka thënë një shokut të tij, ndërsa e çonte në spital, se e njihte autorin e plagosjes. Bazuar në dëshminë e tij, policia arrestoi Prelën, i cili u dënua me 4 vjet burg. Sapo ka dalë nga burgu, duket se ka nisur edhe plani i Zallumit për ta eliminuar. Ai ka paguar Shkëlzen Bucin me 80 mijë euro për ta vrarë. Por 8 plumbat e qëlluar mbrëmjen e 20 korrikut me një pistoletë TT, vetëm e plagosën 31-vjeçarin. Në planin për vrasjen ishin implikuar si bashkëpunëtor edhe vëllezërit Miklar e Ermir Tola dhe Trim Hidri, të arrestuar së bashku me porositësin!

Për “kokën” e aktorit u paguan 80 mijë euro, kush është porositësi dhe personat e akuzuar

Zbardhet plagosja e aktorit në Tiranë, arrestohet i dyshuari

Personi që u plagos me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, është aktor

Atentati në Tiranë, si u përpoq i plagosuri t’ia hidhte policëve në spital

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person