Transmetuar më 21-07-2017, 10:28

Personi që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë në rrugën “4 Dëshmorët”, është një aktor i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Mishel Manokun/Prela, i cili njihet për interpretimin e tij në filmin “Saimir”, ku luante rolin e djalit të Xhevdet Ferrit.

I riu u gjet i gjakosur nga kalimtarë të rastit pranë një makine të parkuar, të cilët lajmëruan policinë dhe u dërgua në spital.

Manoku i’u nënshtrua një operacioni për shkak të dy plagëve me armë zjarri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht në Spitalin e Traumës, ku u transportua me urgjencë ai dha një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi, e më tej si Edison Delia. Por kjo gjë u përgënjeshtrua më vonë për shkak të kartës së identitetit që i’u gjet me vete.

I riu ka thënë se nuk e di kush e ka qëlluar dhe se nuk e ka parë. Policia po heton lidhur me të kaluarën e të plagosurit, për të hedhur më shumë dritë mbi plagosjen e ndodhur pranë gjimnazit “Partizani”.

Mësohet se Manoku është i njohur për policinë, si i përfshirë në një plagosje. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person