Transmetuar më 24-05-2017, 07:59

Dalin detaje të reja lidhur me masakrën e ndodhur në Manchester të Anglisë ku 22 persona gjetën vdekjen dhe rreth 120 të tjerë u plagosën, të hënën mbrëma, në Manchester Arena, teksa këngëtarja amerikane Ariana Grande mbante koncert.

Kamikazi i dyshuar që bëri shpërthimin kamikaz, sipas policisë angleze është Salman Abedi 23 vjeç, i cili u hodh në erë në përfundim të koncertit.

Abedi është një qytetar britanik me origjinë nga Libia, ku nga hetimet e para bëhet me dije se mbërriti në Manchestet nga Londra me tren, shkruan noa.al.

Policia konfirmon se bëhet fjalë për një sulm terrorist, “Atentatori kishte me vete një bombë dhe u hodh në erë”. /a.y/noa.al

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Manchester

Pamje nga lart nga sulmi në Manchester, njerëzit vrapojnë të terrorizuar

Sulmi në Manchester, ky është momenti i shpërthimit

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur