Transmetuar më 23-05-2017, 10:10

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihni momentin e shpërthimit tragjik të së hënës mbrëma në Manchester Arena, gjatë koncertit të Ariana Grande.

Personat e pranishëm kanë filmuar gjithçka duke e publikuar në rrjetet sociale.

Nga të dhënat e deritanishme policia angleze konfirmon 22 të vdekur dhe 59 të plagosur.

Shpërthimi u shënua në zonën e biletarisë, pak para mesnatës së lënë pas.

Dyshohet se atentatori u vetëvra në sulm.

Manchester Arena është arena më e madhe në Europë me një kapacitet prej mbi 21 mijë personash. Në momentin e shpërthimit ishte mbushur plot me të rinj e të reja për koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande. /a.y/noa.al

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur e 59 të plagosur