Transmetuar më 23-05-2017, 09:07

Prindërit anglezë janë përfshirë nga paniku pas shpërthimit të mesnatës mes të hënës dhe të martës gjatë koncertit të Ariana Grande në Manchester, ku 22 persona gjetën vdekjen dhe mbi 50 të tjerë u plagosën.

Në rrjetet sociale të alarmuar, prindërit dhe të afërmit kanë publikuar fotografi të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët rezultojnë të zhdukur, pasi nuk gjenden as mes viktimave as mes të shpëtuarve.

Nëpërmjet hashtagut #ManchesterMissing në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të të të rinjve të zhdukur që ishin në koncert, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe.

Policia e angleze ka publikuar numrin e emergjencës 0161 856 9400, për çdo informacion.

Facebook ka aktivizuar gjithashtu opsionin për të bërë chekin personat që janë të sigurtë ose jo. /a.y/noa.al