Transmetuar më 23-05-2017, 13:16

Momente paniku brenda Manchester Arena në Angli, pak moment pas shpërthimit tragjik në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihen pamjet nga lart pak momente pas sulmit tragjik, ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë.

Shpërthimi tragjik i së hënës mbrëma në Manchester Arena, u shënua në zonën e biletarisë, pak para mesnatës së lënë pas. Dyshohet se atentatori u vetëvra në sulm.

Në momentin e shpërthimit ishte mbushur plot me të rinj e të reja për koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande. /a.y/noa.al

Sulmi në Manchester, ky është momenti i shpërthimit

Sulmi në Manchester, prindërit në panik kërkojnë ndihmë në rrjetet sociale për të gjetur fëmijët

Shpërthim tragjik në koncertin e Ariana Grande, 22 të vdekur e 59 të plagosur