Transmetuar më 21-04-2017, 20:25

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Kur ka kaluar një ditë nga ngjarja, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për "Moskallëzim Krimi".

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e lokalit ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Krahas viktimës u plagosën tre persona të tjerë Florjan Hila, 28 vjeç i cili ndodhej një tavolinë pas viktimës, Arsonel Llanaj, 32 vjeç kamerier i lokalit dhe Arta Luka, 26 vjeçe e cila ndodhej bashkë me viktimën.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik. Viktima akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2001 në Vlorë, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Për krimin për të cilin u akuzua, Gjioveshaj u dënua me 12 vite burg, por ai u arratis jashtë vendit, duke mos e vuajtur dënimin. I riu u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua, por ajo që mbetet e paqartë janë rrethanat e lirimit të tij. /b.l/noa.al/ 

Masakra në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e viktimës

Masakra në Vlorë, ky është momenti i transportit të një prej të plagosurve

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur