Transmetuar më 21-04-2017, 09:20

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmë qytetin e Vlorës, kur persona ende të paidentifikuar ekzekutuan Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçar, nga Vlora dhe plagosën tre të tjerë, mes tyre edhe një femër.

Viktima, që ishte shënjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedente, pasi ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2001 në qytetin e Vlorës.

Viktima Gjioveshaj në vitin 2001 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit, shkruan ‘panorama’.

Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua. Nuk dihet se si autori ishte i lirë pasi duhet të vuante dënimin me 12 vite burg, por mësohet se çështja ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit.

Dëshmitë

Në vend janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa ka dyshime se janë përdorur disa armë dhe se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve.

“Dëgjuam të shtëna në formë breshërie dhe më pas ulërima e thirrje për ndihmë të të plagosurve. Dukej sikur u përdor më shumë se një armë”, u shpreh një banor i zonës.

Policia shoqëroi mbrëmë disa persona, të shumtët në cilësinë e dëshmitarëve apo të tjerë që mund të kenë dijeni për krimin.

Sipas policisë, “deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.”

Masakra në Vlorë, ky është momenti i transportit të një prej të plagosurve

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur