Transmetuar më 21-04-2017, 00:31

Një përplasje me armë zjarri në Vlorë ka lënë të vdekur 1 person, ndësa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes që sapo lamë pas, ndërsa ka humbur jetën Ergys Gjioveshaj, 33-vjeç. Gjithashtu janë plagosur tre persona të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Florjan Hila, 28 vjeç, Arsonel Llanaj, 32 vjeç dhe Arta Luka, 26 vjeçe.

Përplasja me armë ka ndodhur në një lokal përgjatë “Lungomares”, ku një nga të plagosurit është femër.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri. 

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Në momentin e ngjarjes lokali ka  qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik.

Njëri nga personat është qëlluar në parkingun e lokalit.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura.vijon…/a.k/noa.al/