Transmetuar më 21-04-2017, 00:42

Një përplasje me armë zjarri në Vlorë ka lënë të vdekur 1 person, ndësa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes që sapo lamë pas, ndërsa ka humbur jetën Ergys Gj., 33-vjeç.

Përplasja me armë ka ndodhur në një lokal përgjatë “Lungomares”, ku një nga të plagosurit është femër.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri.

Në momentin e ngjarjes lokali ka  qenë i mbipopulluar çka ka shkatuar panik.

Njëri nga personat është qëlluar në parkingun e lokalit.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura.vijon…/a.k/noa.al/