Transmetuar më 21-04-2017, 08:29

Pamjet që shihni më poshtë tregojnë momentin e transportimit drejt spitalit të një prej të plagosurve në masakrën e së enjtes mbrëma në lokalin “Fiks Fare” në Vlorë, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.

I plagosuri pyetet nëse ndodhej brenda lokalit apo ishte brenda, ndërkohë që ai vijon të shohë telefonin dhe përgjigjet fare shkurt. Pamjet janë publikuar nga gazetari i "News 24" i cili bisedon me të plagosurin.

Dyshohet se shënjestra e sulmit ishte viktima, ndërsa vajza e plagosur ishte në tavolinë me të.

Mbrëmjen e djeshme në lokal ishte e ftuar këngëtarja Blerina Balili dhe bashkëpunëtori i saj Kleando Harunaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e lokalit ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë mbeti i vdekur Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues në Vlorë.

Gjithashtu u plagosën tre persona të tjerë Florjan Hila, 28 vjeç i cili ndodhej një tavolinë pas viktimës, Arsonel Llanaj, 32 vjeç kamerier i lokalit dhe Arta Luka, 26 vjeçe e cila ndodhej bashkë me viktimën.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar tre persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

Përplasja me armë ndodhi në një lokal përgjatë “Lungomares”, ku ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri.

Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik.

Njëri nga personat është qëlluar në parkingun e lokalit. /a.y/noa.al

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur