Transmetuar më 05-12-2016, 12:44

Fier, 5 dhjetor 2016, NOA.al- “Arrest me burg” është masa e sigurisë të dhënë për 52- vjeçarin Ferdinand Ruko.

Në seancën e sotme gjyqësore Gjykata e Fierit vendosi që të linte pas hekurave Rukon, i akuzuar për vrasjen e të shoqes Liljana Ruko 43 vjeçe, të cilën akuzohet se e hodhi nga dritarja e banjës së katit të katërt.

Gruaja e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje për dhunë nga i shoqi, përfundoi e vdekur në tokë krejt pa rroba, pasi dyshohet se ishte duke u larë në banjë në momentin e ngjarjes.

Përpjekjet e viktimës për tu mbajtur nga njëra anë sipas dëshmitarëve zgjatën rreth dy minuta.

Fillimisht Ferdinand Ruko deklaroi se shkak për ngjarjen e rëndë ishte bërë xhelozia për bashkëshorten por më pas e ndryshoi këtë deklaratë duke shpjeguar se shkak për sherrin që e çoi në vrasjen e gruas ishte bërë denoncimi i saj në polici për dhunë nga bashkëshorti./a.y/noa.al

Burri e hodhi gruan nga kati i katërt, dëshmitarët rrëfejnë momentet e fundit

Hodhi gruan nga dritarja pasi e dhunoi, dëshmia e fqinjëve: Ja si e njihnin Liljanën

Burri hedh gruan nga kati i katërt, pranon krimin: E rraha dhe e hodha nga dritarja

Gruaja bie nga kati i katërt i banesës dhe ndërron jetë, dyshohet se u hodh nga i shoqi