Transmetuar më 03-12-2016, 17:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku pas një konflikti në familje, një burrë dyshohet se ka hedhur nga dritarje e tualetit të tyre, bashkëshorten e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur  gjatë ditës së sotme rreth orës 15:45, në lagjen "Kryengritja e Fierit" rruga "Shahin Osmani" pallati nr.5 ,kati i 4 , ku F.R., 52-vjeç, pas një konflikti në familje, dyshohet se ka hedhur nga dritarje e tualetit të tyre, bashkëshorten e tij, shtetasen L.R, 43 vjeçe.

Shtetasja L.R ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin Fier shtetasin F.R dhe po kryen veprimet proceduriale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./noa.al/