Transmetuar më 02-11-2026, 16:39

TIRANË, 2 nëntor 2026 – Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për veprat penale të “Vrasjes”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Noa.al raporton se arrestimi i Armando Ndreut, lindur në Shkodër, u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Madridit.

Pamjet kur Armando Ndreu qëlloi me breshëri ndaj furrës së bukës…

Ndaj 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ja çfarë ndodhi më 2022

Ai akuzohet se në mars të vitit 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një subjekti në pronësi të shtetasit Sadet S., në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz, sipas policisë.

Breshërisë me kallash, Sadet Sala iu përgjigj me tre të shtëna pistolete…

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet homologe në Madrid për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e 36-vjeçarit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”.

Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit