Transmetuar më 22-03-2022, 23:43

Një këmbim zjarri ndodhi në mbrëmje në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Armando Ndreu qëlloi me breshëri kallashnikovi në drejtim të furrës së bukës së Sadet Salës.

Mësohe se Sala i është kundërpërgjigjur breshërisë së kallashnikovit të Armando Ndreut me një pistoletë. Ai ka qëlluar tre herë në drejtim të Ndreut në moementin që ky i fundit ka ndaluar së gjuajturi me kallashnikovin që mbante në krahë. Por, pavarësisht përplasjes me armë, nuk ka pasur asnjë person të plagosur. Ndreu është shpallur në kërkim.

Armando Ndreu

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd