
Shkak i konfliktit midis dy Armando Ndreu dhe Sadet Sala, që degradoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e djeshme, dyshohet të jetë bërë një vajzë.Sherri mes tyre fillimisht nisi në ambientet e një lokali në afërsi të ngjarjes, dy orë para se Ndreu të marrë kallashnikovin dhe të qëllojë në drejtim të furrës së bukës. Policia e Shkodrës ka kryer disa kontrolle në pika ku dyshohej se mund të fshiheshin dy të shpallurit në kërkim, por deri tani nuk kanë mundur të lokalizohen.
Si ndodhi ngjarja
Teksa diskutonin, kanë nisur debatet që i kanë çuar më pas tek konflikti. Sadet Sala, pronar i një furre buke, në vendin ku pati të shtëna ka goditur me grusht 32 vjeçarin. Ky i fundit, Armando Ndreu ka shkuar në shtëpinë e tij që ndodhet në katin e 7-të të një pallati aty afër duke marrë një automatik kallashnikov dhe është rikthyer duke qëlluar në drejtim të Sadet Salës.
Ky i fundit ka arritur që t’i shpëtojë plumbave. Pasi Armando Ndreu ka marrë mjetin e tij për t’u larguar, dyshohet se pronari i furrës së bukës ka qëlluar me një pistoletë katër herë por askush nuk është prekur nga plumbat.
Nga të shtënat një plumb përfundoi brenda furrës së bukës në të cilën ndodhej shitësja e cila shpëtoi mrekullisht bashkë me kalimtarë të tjerë të rastit, banorët e pallateve që kanë shtëpitë aty dhe shitësit e subjekteve të tjera. Një plumb kapi edhe një mjet të parkuar në anë të rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur policia ka mbërritur aty duke nisur hetimet paraprake. Efektivët kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin, Armando Ndreu 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg dhe pronarin e furrës së bukës, shtetasin Sadet Sala.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





