Transmetuar më 22-03-2022, 23:17

Dalin pamjet kur Armando Ndreu ka qëlluar me armë zjarri drejt furrës së bukës në pronësi të shtetasit Sadet Sala.

Sipas informacioneve të siguruara, autori 32 vjeçar ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e furrës së bukës dhe si rrjedhojë ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd