Transmetuar më 29-03-2025, 08:57

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të FIFA-s, në prag të Kupës së Botës për Klube, mesfushori i Interit, Nicolò Barella, foli për ndjesitë e tij në lidhje me këtë turne, duke u ndalur edhe te pasionet sportive përtej futbollit:

"Sigurisht që do të jetë një përvojë e mrekullueshme, është diçka e re për mua, sepse nuk kam luajtur kurrë në një Kupë Bote për Klube. Pastaj, ky është i pari edicion me formatin e ri. Është diçka shumë e bukur, gjithashtu do të jetë një nga herët e para që do ta shoh Amerikën, pasi kam qenë atje vetëm për grumbullime dhe disa ditë. Është një eksperiencë e re, gjërat e reja janë gjithmonë të bukura".

Çfarë do të thotë të jetosh në një vend me kultura të ndryshme?

Sigurisht që është diçka e bukur, sepse zakonisht mund t’i shohim këto vende vetëm nëpër video nga stadiumet. Do të jetë e veçantë t’i përjetoj dhe ndiej emocionet e të mbështeturit ekipe nga kontinente të ndryshme. Nuk kam luajtur kurrë në një Kupë Bote, ndaj po e filloj me Kupën e Botës për Klube, kështu që do të jetë një emocion i madh dhe do ta shijoj në maksimum.

A e ndjek NBA-në?

Idhulli im është LeBron James, ndaj nëse do të kisha mundësinë, qoftë edhe vetëm për të parë një ndeshje të tij apo për ta takuar, pasi nuk e kam pasur kurrë rastin, do të më pëlqente shumë. Basketbolli i NBA është sporti amerikan që kam ndjekur më shumë. Do të më pëlqente të shihja qasjen e tyre ndaj ndeshjeve, kulturën e tyre sportive, qoftë edhe në futbollin amerikan apo bejsboll, për të parë se si i përjetojnë ato ndeshjet, momentet para sfidave, rutinën. Pse jo, ndoshta të marr disa frymëzime prej tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit