Transmetuar më 28-03-2025, 09:04

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pas fitores bindëse ndaj Osasunës, lavdëroi lojtarët e tij, por theksoi se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë: "Kjo është një rrugë e gjatë. Tani jemi me të vërtetë në një moment të mirë. Sidoqoftë, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ajo kundër Girona është më e rëndësishmja".

Trajneri gjerman vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij pas një pauze të vështirë për shkak të angazhimeve me kombëtaret: "Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Nuk ishte dita më e mirë për ta luajtur këtë ndeshje, ne e paguam shtrenjtë me dëmtimin e Dani Olmos".

Flick la të kuptohet se sulmuesi spanjoll do të mungojë të paktën 15 ditë: "Olmo është i dëmtuar. Me këtë kalendar, dy javë janë shumë ndeshje, që mund t’i humbasësh".

Trajneri gjerman kritikoi sërish kalendarin, edhe pse Barcelona siguroi tri pikët: "Mendoj se duhet t’i dëgjojmë lojtarët dhe trajnerët. Në verë do të luhet Kupa e Botës për Klube, ‘Nations League’, kualifikueset e kombëtareve…, do të jetë shumë e lodhshme. Nuk mendoj se është diçka e mirë. Mund të fitohen shumë para, por për lojtarët do të jetë shumë e vështirë. Duhet të ndalemi dhe të reflektojmë për të mirën e tyre.

Tifozët duan që të jepet 100% dhe të shohin spektakël. Kur ndodhin gjëra të tilla, nuk e arrijmë dot nivelin që duhet. Nuk jam i vetmi që e mendoj këtë".

Barça mori tri pikë të rëndësishme për të mbetur në krye të renditjes së La Liga-s, vetëm tri pikë larg Real Madridit. Flick e vlerësoi shumë formën e mirë të katalanasve në këto muaj të fundit të sezonit: "Jemi shumë mirë. Tri pikë përpara, me një diferencë të lartë golash…, por ende mbeten 10 ndeshje për t’u luajtur. Jemi në një moment të shkëlqyer".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit