Transmetuar më 22-03-2025, 11:08

Ish-drejtuesi i Milanit, Ariedo Braida, ka folur për të ardhmen e kuqezinjve në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ja çfarë tha ai për zgjedhjen e drejtorit të ri sportive të “Djallit”: "Paratici apo Tare? I njoh mirë të dy. Fabio ka kaluar vite te Juventusi dhe më pas ka fituar përvojë edhe jashtë, te Tottenhami.

Në nivele të tilla nuk arrin dhe nuk qëndron rastësisht. Igli, nga ana tjetër, ka ndihmuar në sukseset e Lazios dhe ka treguar me intuita të shkëlqyera se është i aftë. Janë dy emra që i vlerësoj shumë. Te Milani do të përshtatej më mirë ai që gabon më pak (qesh).

Kur një drejtor sportiv duhet të vlerësojë një lojtar ose të ndërtojë një ekip, shikimi i mprehtë është cilësia kryesore dhe për mua, si Paratici, ashtu edhe Tare e kanë këtë aftësi. Megjithatë, nuk njoh asnjë drejtues që nuk bën gabime, kështu që është e pamundur të thuhet sot se cili do të ishte më i mirë për Milanin".

Nga ana tjetër, Braida nuk ka asnjë dyshim për trajnerin e tij të preferuar për pankinën e Milanit: Massimiliano Allegri: "Për të kaluarën e tij flasin rezultatet, jo unë. Allegri fitoi në vitin e parë me ne, më pas e përsëriti suksesin disa herë me Juventusin.

Sa për të ardhmen, të vërtetën e di vetëm koha. Megjithatë, Max do të kishte një avantazh të madh, sepse tashmë e njeh Milanin, Milanellon dhe gjithçka përreth klubit kuqezi".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit