

Karabinierët e Perugias kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili u kap me lëndë narkotike të destinuara për trafikim dhe shitje.
Sipas autoriteteve italiane, i dyshuari ishte i pastrehë, i papunë dhe pa precedentë penalë, por qarkullonte me një makinë që ngjalli dyshime tek forcat e rendit. Arrestimi ndodhi në zonën e Ponte Felcino, ku policia ndaloi mjetin dhe kreu një kontroll të detajuar.
Gjatë kontrollit, brenda një pakete cigaresh të fshehur në një ndarje sekrete të makinës, u gjetën 16 doza kokaine, të mbështjella me celofan, me një peshë totale prej 7.5 gramë. Po ashtu, autoritetet sekuestruan 305 euro cash, celularë dhe sende të tjera me vlerë hetimore.
Pas paraqitjes në Gjykatën e Perugias, ndalimi u cilësua i ligjshëm, por gjyqtari vendosi një masë sigurie më të lehtë, duke e detyruar të dyshuarin të paraqitet çdo ditë në polici.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd