

Tiranë, 21 mars 2025 – Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk, i cili ishte duke kontrabanduar flori dhe bizhuteri floriri për t’i shitur në Shqipëri.
Gjatë operacionit të koduar “Gold”, u sekuestruan rreth 455 gramë flori, si dhe 35,000 euro dhe 16,200 dollarë të përfituara nga shitja e sendeve të vlerës. 39-vjeçari turk, B. A., banues në Stamboll, u arrestua pas një kontrolli në automjetin e tij, ku u gjetën mallrat e kontrabanduara.
Po ashtu, u identifikua dhe u procedua penalisht shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shiste sendet me vlerë për llogari të shtetasit turk.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd