Transmetuar më 15-03-2025, 14:00

Tiranë, 15 mars 2025- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar për mediat se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar entuziazmin e madh që ka parë tek shqiptarët, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë. Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i quajtur ato si "përralla".

Berisha u shpreh se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE. Ai bëri thirrje që qytetarët të mbështesin fitoren e Partisë Demokratike, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Sali Berisha tha: "Më 11 maj, Shqipëria madhështore do të realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit