
23:04 | Kush i ‘mori’ dosjet e SPAK? Lala: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës
- 22:59 | Vjedhja e materialeve hetimore të dosjeve të SPAK, dy persona në pranga
- 22:56 | Elon Musk drejt dorëheqjes? Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt: Lajm i pavërtetë!
- 22:46 | ‘Adoleshenca’/ Akil Pano: Prindërit janë larg ‘botës’ së fëmijëve të tyre. Shpesh i lëmë në “udhën” e tragjedisë
- 22:04 | Drama e të moshuarit të sëmurë: ‘Djali ka 15 vite që më ka braktisur’
- 21:34 | Sherr i paparë mes dy vajzave në Durrës, ambulanca dhe policia në vendngjarje
- 21:27 | Elon Musk jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit të SHBA Donald Trump?
- 21:22 | Administrata e Trump vendos sot për fatin e TikTok. Një gjigant amerikan paraqet ofertë për ta blerë
- 21:05 | Si po armatoset Ballkani! Greqia 25 miliardë euro për mbrojtjen
- 20:32 | Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, viziton Shqipërinë
Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 2 Prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me fat dhe 3 më të kujdesshmet për datën 2 Prill 2025
- Aksident i dhimbshëm, një burrë humb jetën në moshë të re
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e mërkurë, 2 prill 2025
- Pamje shok si kryhen plaçkitje të dhunshme në Tiranë
- Përhapet varianti i ri i COVID-19
- Susan Miller: 3 shenja me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – Ja çfarë sjell dita e sotme për ty!
- I dashuri filipinas i studentes shqiptare pranon vr'asjen: E godita me th'ikë, trupin e futa...
- 'Më vjen shumë keq, pastaj më përqafoi'! Babai i Ilaria Sulës tregon se si reagoi ish i dashuri i vajzës kur u takuan
- Flet vëllai i Ilarias që u masakrua me thikë nga i dashuri: Kishin një vit bashkë!
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

KOSOVË- “Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”… Kështu nis rrëfimin Sejdi Salihu, i cili si punonjës teknik në një shkollë fillore të Prishtinës, thotë se paguhet 274 euro në muaj. Prej tyre, mbi 100 euro i duhen për shpenzimet komunale të familjes së tij 4-anëtarëshe.
“Jemi mësuar të heqim, gjithmonë… Po shpresojmë të bëhet më mirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Në fund të gushtit, Qeveria e Kosovës mori vendim që paga minimale në vend të jetë 350 euro, nisur nga 1 tetori i këtij viti.
E pandryshuar nga viti 2011, vlera e saj aktualisht është 130-170 euro. Sipas udhëheqësve qeveritarë, vendimi i ri do t’i prekë rreth 150.000 punonjës, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat. Por, as kjo shumë, sipas ekspertëve të ekonomisë, “nuk e mbush shportën e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”.
Kritika kanë edhe sindikalistët e sektorit privat, të cilët thonë se Qeveria nuk është konsultuar me ta për vlerën e pagës minimale dhe vendimin për të e konsiderojnë si “fushatë zgjedhore”, përpara zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Salihu thotë se nuk pret që kjo rritje e pagës minimale ta rrisë edhe mirëqenien e familjes së tij. Bashkëshortja e tij bën punë të ngjashme si ai, por në një shkollë tjetër, dhe merr, po ashtu, rreth 270 euro në muaj.
“[Rritja e pagës minimale] ndoshta ndikon pak, por shumë pak ose fare. Shpenzimet janë shumë të mëdha. Fëmijët po kërkojnë… jeta vazhdimisht kërkon të holla”, thotë 53-vjeçari.
Ai tregon se për shërbimet komunale, përfshirë energjinë elektrike dhe komunikimet, familjes së tij i duhen më shumë se 100 euro në muaj, ndërsa për ushqime më shumë se 300.
“Nëse blen miellin, sheqerin, kripën, vajin, groshën, patatet, makaronat, vezët, ndonjëherë mish apo suxhuk, pra, më rrallë – sërish pa i shpenzuar deri në 10 euro në cikërrima të tjera, është e pamundur… Kur vjen vjeshta, po duhen drurët, turshitë…”, thotë Salihu.
“Po të mos ishte ndihma e mërgatës, mbetesh pykë”, shton ai, duke treguar se vëllai që jeton në Perëndim, e ndihmon muaj për muaj.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se vendimi për pagën minimale ka ngritur disa dilema ligjore, pasi Qeveria e Kosovës, siç është thënë, nuk është konsultuar me përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve për vlerën e saj, ashtu siç e kërkon ligji.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, përsërit se paga minimale është caktuar nga Qeveria, pa u konsultuar dhe pa i njoftuar sindikalistët. Sipas tij, bazuar në koston e jetesës në Kosovë, paga minimale do të duhej të ishte rreth 700 euro, porse sindikalistët kanë sugjeruar që ajo të jetë së paku 500 euro. Ai thotë se shuma prej 350 eurosh nënkupton që një familje 4-anëtarëshe të shpenzojë më pak se 12 euro në ditë.
“Kjo i bie që për çdo kokë të familjes të ketë 2.70 ose 2.80 euro”, thotë Azemi – shumë kjo që, sipas tij, nuk krijon as bazë minimale sociale për njerëzit.
Azemi thotë se sindikatat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale që nga fillimi i mandatit të Qeverisë aktuale, në vitin 2021, por thekson se ky hap është ndërmarrë gati në fund të mandatit, përkatësisht pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të ardhshme.
“Unë nuk e kam quajtur pagë minimale, por pagë parazgjedhore, sepse kjo është një pagë përmes së cilës [Qeveria] dëshiron të marrë vota. Përndryshe, gjendjen sociale të punëtorëve, nuk e ndryshon”, thotë Azemi.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila përfaqëson bizneset private, thotë se shumica e bizneseve e tejkalojnë nivelin e pagës minimale, të caktuar së fundmi nga Qeveria. Nën atë minimale, sipas tij, janë vetëm pagat që japin bizneset private që ndërlidhen me sektorin publik, ku ofrojnë shërbime teknike dhe paguhen nga institucionet publike.
“Po të na jepej mundësia, ne, si sektor privat, mbase brenda mundësive që i kemi, do të propozonim një nivel tjetër më të madh të pagës. Por, ka qenë tërësisht mungesë e konsultimit dhe informimit të sektorit privat”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se zotimi i Qeverisë, se paga minimale prej 350 eurosh do të lirohet nga tatimi për të ardhurat personale, kërkon ndryshime ligjore, të cilat është sfidë të arrihen deri më 1 tetor.
Në anën tjetër, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se paga minimale duhet të lëvizë varësisht inflacionit. Që nga shpërthimi i luftës gjithëpërfshirëse në Ukrainë, në vitin 2022, inflacioni gjetiu në botë ka shënuar rritje.
Ndonëse gjatë vitit të fundit ka qenë më stabil, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në korrik të këtij viti çmimet e konsumit kanë shënuar rritje për 2.2 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Mendoj se paga minimale, për të siguruar një jetesë të dinjitetshme, duhet të jetë së paku 450 euro dhe në vitet e ardhshme të bëhet indeksimi i saj me rritjen e inflacionit”, thotë Bektashi.
Sipas tij, me 350 euro “nuk mbushet shporta e produkteve për një familje me tre apo katër anëtarë”. Ai nuk pret që kjo vlerë e pagës minimale të ndikojë në ngritjen e çmimeve në treg.
“Unë nuk besoj se kjo ngritje ose vlera që do të paguhet për rritjen e pagës minimale, do të ndikojë në sasinë e eurove në qarkullim. Fundja, inflacioni te ne nuk buron nga prodhimi vendor, por është inflacion i importuar”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.
Në Kosovë, Agjencia e Statistikave nuk ka të dhëna se sa kushton shporta e konsumatorit. Por, çmimet e produkteve bazë, gjatë dy vjetëve të fundit, janë rritur vazhdimisht. Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve, që mezi ia dalin t’i përmbushin nevojat mujore. Paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro, ndërsa shkalla e papunësisë sillet në rreth 10 për qind./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
