Një klasifikim nga revista ekonomike Monitor, bazuar në të dhënat zyrtare nga autoritetet financiare në vend, evidenton se One Telecommunications rezulton një ndër 10 kompanitë më të suksesshme për vitin 2020.
Raporti që u publikua këto ditë, nxjerr në pah se One Telecommunications është i vetmi operator në listën e 10 kompanive që kanë performuar më mirë.
Synimi i One Telecommunications është të bëhet operatori i preferuar për shqiptarët. Ndaj, investoi në modernizimin e rrjetit, implementoi teknologji të sigurt nga“Ericsson” dhe solli produkte të favorshme për abonentët.
Pas transformimit të plotë dhe të suksesshëm në 100% Ericsson, rrjeti One u certifikua nga UMLAUT si “Best in test” për mbulimin më të gjerë në vend dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit.
Në më pak se një vit, One ka përmbushur kërkesat e abonentëve, duke dëgjuar nevojat e tyre, për të përmirësuar vazhdimisht eksperiencën e gjithsecilit në komunikim.
One solli për herë të parë konceptin e planeve pa limit, nxori në treg internetin më të lehtë për t’u montuar për shtëpinë, prezantoi për herë të parë në Shqipëri skemën e blerjes së telefonave që paguhen përmes planit të komunikimit, duke vendosur në plan të parë nevojat e abonentit. Të gjitha këto risi e listuan ONE në top 10 kompanitë që kanë performuar më mirë për vitin 2021, për një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Nën filozofinë “Çdo ditë më mirë”, One Telecommunications sfidoi veten dhe performoi maksimalisht. Rezultati, sigurisht ishte pozitiv dhe rritje vazhdon të jetë e qëndrueshme.
“Në vetëm një vit ne arritëm që të rrisnim pjesën tonë të tregut me pothuajse 5% dhe rreth 80% e publikut tashmë e njohin markën tonë. Investimi ynë prej 92 milionë eurosh po na kthehet në të ardhura më të larta dhe rritje të kënaqësisë së konsumatorit. Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë besnikë filozofisë sonë për të qenë më mirë çdo ditë dhe besojmë se jemi në rrugën e duhur për t’u bërë operatori i preferuar i shqiptarëve”, – u shpreh Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications.
Me këtë premtim dhe shumë risi të tjera, One garanton abonentët ekzistues dhe ata potencialë se do të ofrojë një përvojë më të mirë në komunikim, plane që plotësojnë të gjitha kërkesat e tyre, si dhe mundësi më të volitshme për t’u pajisur me smartphone-n e preferuar.