Rrjeti i ONE është i vetmi i certifikuar si “Best in Test” për vitin 2021, në përvojën e klientit. One Telecommunications është pjesë e iniciativës “Rrjet i pastër” nga SHBA
Kompania ONE përmbylli fazën e dytë dhe të fundit të modernizimit të rrjetit, duke e transformuar teknologjinë e saj krejtësisht në Ericsson.
Modernizimi i rrjetit nisi vitin e kaluar, me një investim 92 milionë euro. Skuadra teknike e One dhe Ericsson kanë punuar intensivisht për të sjellë për abonentët rrjetin më të mirë në Shqipëri.
Me gjithë kushtet e vështira shkaktuar nga pandemia, u arrit që optimizimi i rrjetit të përfundojë brenda të gjitha afateve të caktuara.
Ky proces ishte unik për përvojën teknike, si edhe për llojin e teknologjisë që u implementua. Ericsson ka rritur potencialin e rrjetit të One Telecommunications në nivelin Gigabit LTE duke i hapur rrugën rrjetit 5G, përmes pajisjeve më të fundit të Sistemeve Radio dhe sistemeve qendrore të rrjetit.
Modernizimi i gjithë rrjetit të antenave është investimi më i madh i bërë në vend, në industrinë e telekomunikacionit, duke e bërë ONE kompaninë që garanton:
– Shpejtësi të lartë shkarkimi 4G+ deri në 1.2Gbps – Mbulim për 98.5% të popullsisë – 7x mbulim më të mirë në ambjente të brendshme – Cilësi dhe shpejtësi e zërit VoLTE, kudo – Rrjet më të sigurt
Si rezultat i përmirësimeve të rrjetit, One Telecommunications u certifikua si “Best in Test” për 2021, nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.
Një prej tipareve kryesore të rrjetit ONE është siguria. Një vit më parë, ONE iu bashkua iniciativës së rrjeteve të pastra, duke u angazhuar të përdorë pajisje kontrolli dhe kompjuterike apo ruajtjeje të të dhënave vetëm nga kompani të sigurta teknologjikisht.
Ky vendim bëri që Shtetet e Bashkuara ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me rrjet të besuar.
One Telecommunications është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.
Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për të vendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.
***
One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1.2 Gpbs.