Transmetuar më 25-05-2021, 13:08

One Telecommunications tha sot se rrjeti i tij ka arritur rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për vitin 2021, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësinë e shkarkimit nga interneti.

Organizata ndërkombëtare, e njohur për testimet në rrjetet e telefonisë së lëvizshme, sapo ka bërë publike rezultatet për këtë vit, ku One Telecommunications vlerësohet si operatori “Më i mirë në testim”.

Hakan Ekmen, Drejtor Ekzekutiv i Telekomunikacionit në kompaninë Umlaut, përgëzon One Telecommunications që u sjell përvojën më të mirë abonentëve të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri:

“One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin. Këto veçori bëhen më të rëndësishme gjatë periudhës sfiduese të pandemisë. Testimi Umlaut i telefonisë së lëvizshme është standardi real i industrisë, i cili vlerëson me paanshmëri dhe transparencë infrastrukturën digjitale globale”.

One Telecommunications ka marrë 895 pikë nga një total prej 1000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm. Mbulimi me sinjal në brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësia e shkarkimit nga interneti për klientin gjatë gjashtë muajve të fundit, janë kategoritë kryesore ku rrjeti One u shpall fitues ndaj operatorëve në vend.

Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications, shprehu kënaqësinë që përpjekjet janë shpërblyer: “One premtoi rrjetin më të mirë në vend, dhe e mbajtëm premtimin brenda kaq pak kohe. Rrjeti ynë vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për tu konfirmuar si operatori i preferuar në Shqipëri”.

Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë, që është 25-vjetori në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Janë dy dekada e gjysmë risi teknologjike, standarde të reja dhe kontribut ndaj shoqërisë. Tashmë, One ka futur në treg vlera të reja dhe një qasje të re. Rrjeti i certifikuar dhe larmia e pakrahasueshme e pajisjeve në dyqanet One plotësojnë përvojën e shkëlqyer të abonentit. Në ditët e sotme, teknologjia është bërë më e natyrshme dhe e përditshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd