Transmetuar më 18-08-2020, 13:57

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili me ironi e quajti lajm i mirë nismën që Presidenti Ilir Meta ka marrë për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

“Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe fiku për ‘tërmetet’ e Bablokut!”, shkruan Blushi, duke publikuar një foto ku Veliaj shihet i përulur ndaj Metës.

Reagimi i Blushit vjen pasi Veliaj tha se, “Meta ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me përmbajtje gjithë jetën! Suksese”.

Më herët Presidenti Ilir Meta bëri thirrje, “Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve”./a.y/noa.al

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të bashkohen në median "Koha e Re"

“Presion!” Veliaj nxjerr foton e Metës: Ka lekët për të hapur media dhe historinë e tij të 7 për qindshit

Mesazhet e Veliajt, Meta: Presion brutal, tmerr nga raportimi i të vërtetave! Asgjë nuk e ndal ndryshimin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd