Transmetuar më 22-07-2020, 14:13

Opozita jashtëparlamentare e përfaqësuar në Këshillin Politik nga demokrati Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i LSI, i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama dhe socialistit Damian Gjiknuri lidhur me mbledhjen e Këshillit të thirrur sot në orën 17.00.

Bylykbashi dhe Vasili thonë se edhe ata gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, pasi është humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj”, thuhet në deklaratë.

Më tej deklarohet se bashkërisht kanë rënë dakord në marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojnë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Më tej thuhet prerazise, “Në rast të mosprogresit këto propozime nuk do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9. 12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

Për këtë arsye, kërkohet mirëkuptimi i mazhorancës për përfshirjen e këtyre çështjeve në rendin e ditës së mbledhjes së radhës dhe thuhet se “Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!”

Mbledhja e Këshillit Politik, pritet pasi Partia Socialiste dhe opozita parlamentare firmosën mbrëmjen e djeshme, marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhjen e Këshillit Politik pritet diskutimi dhe gjetja e dakordësisë për hapjen e listave zgjedhore dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore. /a.y/noa.al

Opozita refuzon ftesën e Ramës për të mbledhur sot Këshillin Politik, përgjigjet me dy variante

Gjiknuri, opozitës: Konfirmoni praninë në Këshillin Politik, mblidhemi dhe të enjte dhe të premte

Refuzimi i ftesës, Rama: Opozita të mos kushtëzojë Këshillit Politik, risitë kushtetuese në 30 korrik

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd