
Mazhoranca i përgjigjet kërkesës së opozitës për të mbledhur ditën e nesërme ose të premten, Këshillin Politik lidhur me ndryshimet kushtetuese në reformën zgjedhore.
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i drejtohet opozitës parlamentare, me fjalët “Të nderuar kolegë, jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik”.
Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj lutet që të konfirmojnë praninë për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
“Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri”, thotë Gjiknuri.
Ky reagim vjen pasi opozita pretendon se se mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00.
Mbledhja e Këshillit Politik, pritet pasi Partia Socialiste dhe opozita parlamentare firmosën mbrëmjen e djeshme, marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhjen e Këshillit Politik pritet diskutimi dhe gjetja e dakordësisë për hapjen e listave zgjedhore dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore. /a.y/noa.al
Opozita refuzon ftesën e Ramës për të mbledhur sot Këshillin Politik, përgjigjet me dy variante
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





