Transmetuar më 22-07-2020, 13:29

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet opozitës jashtëparlamentare, e cila refuzoi ftesën e tij për të mbledhur në orën 17.00 të pasdites së sotme Këshillin Politik.

Kreu i qeverisë i drejtohet opozitës me fjalët, “Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!”

Ai shpreh bindjen se në 30 korrik do të ketë risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.

“Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”, shkruan Kryeministri Rama.

Ky reagim vjen pasi opozita pretendon se se mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00.

Mbledhja e Këshillit Politik, pritet pasi Partia Socialiste dhe opozita parlamentare firmosën mbrëmjen e djeshme, marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese.

Në mbledhjen e Këshillit Politik pritet diskutimi dhe gjetja e dakordësisë për hapjen e listave zgjedhore dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore. /a.y/noa.al

Opozita refuzon ftesën e Ramës për të mbledhur sot Këshillin Politik, përgjigjet me dy variante

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd