Transmetuar më 01-06-2020, 13:20

Detaje të reja shokuese zbardhen nga abuzimi seksual me 15-vjeçaren në Tiranë nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Vëllai i të miturës tregon kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetonte familja e tij.

Ai thotë se në familje punon vetëm ai bojaxhi, dhe e gjithë familja mbahet me këtë rrogë. Sa i takon familjes së 65-vjeçarit abuzues, vëllai i 15-vjeçares tha se djali i tij e dinte ngjarjen prej një viti dhe e kishte dhunuar të atin, duke e nxjerrë edhe nga shtëpia.

Pjesën e dhunës, sipas vëllait të të miturës, duke folur në News24, tha se e dinte dhe policia, si dhe tregoi shkakun pse djali e rrihte 65-vjeçarin.

I riu tregon më tej se e motra ishte abuzuar në grup nga 65-vjeçari dhe tre personat e tjerë, të cilët e merrnin me makinë nga shkolla dhe e dërgonin në një magazinë të vjetër, rreth 2 kilometër më larg.

“Familja e tij është në rregull, por ky jo. Kur kanë dalë pamjet, kemi takuar djalin e tij. Na vinin fjalë, qarkullonin fjalë në lagje se ky filloi duke shkruar parrulla në mure, në 2 të mëngjesit, por i besuam kur pamë fotot. Mua më mbërriti video dhe në telefonin tim dhe u zura me motrën. Ajo doli dhe kërkoi ndihmë nga një patrullë policie, aty u arrestua 65-vjeçari dhe më pas të tjerët ditën tjetër.

Videot ia kanë bërë fshehtas. Motrës nuk i kanë shkuar videot se nuk ka pasur telefon. Abuzohej gjatë paradites, aty e merrnin me makinë, roja i shkollës ia çonte të tjerëve me makinë. Na ka marrë dhe mësuesja në telefon që kishte munguar një javë, por ajo nuk tregonte, vetëm qante. Nuk fliste me ne sepse i kishin bërë presion që do të shpërndajmë foto nëse flet me njeri. Familjen e tij e kemi lajmëruar që prej një muaji. Ata na besuan, djali i tij e dinte, e ka nxjerrë nga shtëpia. Kurse roja vetë thoshte që kanë qenë djem të tjerë dhe jo ai”.

Vëllai shton se motra ka treguar se e kanë abuzuar në grup, fillimisht roja pastaj të tjerët. “Ky i shtynte. Këto veprime janë bërë në një magazinë rreth 2 kilometër larg nga shkolla. E kanë marrë me makinë. Ngjarjen e dinte e gjithë lagjja, shkolla, e gjithë zona. Këtë e kanë denoncuar edhe banorë të tjerë më parë, por nuk është marrë parasysh sepse rrinte bënte muhabet me patrullën”, tha ai.

Policia e ka ditur?

Motra e ka bërë vetë denoncimin atë natë. E mbajtën në polici rreth 3 orë, deri rreth orës 2 të natës. Shkoi me mamin në polici.

Çfarë dini për familjen e 65-vjeçarit?

Djali e ka rrahur, e ka nxjerrë nga shtëpia, dhe policia e dinte për dhunën. Ka një vit që policia e dinte kush është indicia e dhunës në familje.

Kush punon në familjen tuaj?

Vetëm unë. Punoj si bojaxhi. Babai punon me ditë pune, por shumicën e kohës është në shtëpi. Jetojmë vetëm me rrogën time.

Prej sa vitesh punon?

Prej 4-5 vitesh, kam punuar që i vogël. Mami punon ndonjë ditë, kur pastron ndonjë shtëpi.

Babai çfarë profesioni ka?

Punon usta, por ka ngelur pa punë ka rreth 2-3 vjet.

Ju kanë kontaktuar nga shkolla këto ditë?

Jo, asnjë ditë. Mësuesja kujdestare ka marrë në telefon, kur nuk shkonte motra në shkollë. Motra ka bërë mësimin online me telefonin tim.

Ka pasur psikologe që ka folur me vajzën?

Nuk di gjë. Motra është mbyllur në shtëpi.

Babai seks me dhunë me të miturën dhe video me të, flet djali: E dënoj, jam konfrontuar

Video me të miturën e abuzuar u shpërnda në rrjet, komentet ishin "jepini"! Çfarë shqiptarësh jemi?

EMRI/ Ky është 65 vjeçari që përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, çfarë tha në Polici

Përdhunoi të miturën në shtëpinë e vëllait emigrant, kush është i moshuari 65-vjeçar

“Je ku**ë nëse s’bën seks me mua”, si e kërcënonte i moshuari të miturën në lagje

Një burrë në Tiranë seks me dhunë me të miturën, e filmon, fut në rrethin e abuzimit dhe 3 djem